October 4, 2022

Maliqi tregoi se shkak i ndërprerjes së grevës është kryesindikalisti, Rrahman Jashari dhe Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

“Në rend të parë na ka detyruar kryesindikalisti, Rrahman Jashari të dalim nga greva, pastaj Arbërie Nagavci dhe nxënësit të cilët nuk kanë mbajtur mësim për një kohë të gjatë. Që 4 vite shkolla jonë nuk fillon me 1 shtator, për arsye të reformave të Qëndron Kastratit. Prandaj, jemi detyruar të mos e vazhdojmë grevën, pikërisht për hir të Rrahman Jasharit. Kemi dalë nga greva pa ndonjë presion të askujt”, tha Maliqi në emisionin “Ditari”.

Tutje, i pyetur cilat detyrime të Jasharaj e Nagavcit kanë bërë ta ndërprenë grevën, Maliqi tha se Jasharaj ka bërë marrëveshje në dëm të shkollave të Kamenicës, teksa Nagavci u ka ndihmuar atyre.

“Rrahman Jashari ka ardhur kur fillon Qëndron Kastrati reformat këtu, dhe ka premtuar se nuk do ketë mbyllje të shkollave. Ka thënë “unë gjithë Kosovën e Arsimit do ta ngris në këmbë për t’i mbrojtur shkollat e Kamenicës”. Ndërsa, vetëm pak orë më vonë, ka bërë marrëveshje në dëm të shkollave të Kamenicës, kjo na detyron të mos i besojmë më Rrahman Jasharit. Ndërsa, Arbërie Nagavci na ka detyruar, jo me ndonjë aparat dhune, por na ka detyruar moralisht. Ajo si një trimëreshë, ka ardhur dhe na e hapi shkollën pas të gjitha atyre mundimeve që i kemi pasur. Arbërie Nagavci e ka derën hapur në çdo të shtëpi të Busavatës, por jo Rrahman Jashari”, ka shtuar tutje Maliqi.

Shkolla në Busavatë ka qenë pjesë e reformës të nisur nga ish-kryetari Qendron Kastrati./teve1.info/

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.