October 3, 2022

Ka përfunduar në sharje e kërcënime afaristi nga Gjermania Korab Blakaj pas një tallje publike që i bëri ministrtes së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.Të shpejtë kanë qenë militatnte e Vetëvendosjes të cilët i kanë shkruar në rrjetin social Facebook mesazhe kërcënuese e ofendime.

“Sahora t’heket fIama” e “Prite policinë nesër të shpia”, ishin disa nga komentet që Blakaj i bëri publike.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në Polici, Korab Blakajn, pas statusit të tij.

Blakaj shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyre për t’i treguar ngjarjen e tentim dhunimit të vajzës së tij 14 vjeçare.

E sot në mëngjes, qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.“Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës, mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

Rreth postimit të këtij qytetari ka reaguar edhe avokati Arianit Koci. Koci ka thënë se satira e një qytetari të cilin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëroi se do ta raportojë në polici “nuk është vepër penale”.“Statusi i Korab Blakaj, po tingëllon rëndë shumë rëndë, edhe për shijën time, por nuk është vepër penale. Thjesht, Korabi ka bërë tallje, satirë, humor! Këtë lloj statusi e mbron liria e shprehjes”, ka shkruar Koci në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.