September 30, 2022

Bora Zemani e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të ri televiziv.

Teksa pritet të startojë emisioni më i ri “Dancing With The Stars” në moderimin e Borës, fansat i kanë dhënë “bekimin” e tyre me anë të disa dhuratave.

Në zhurmën e ribashkimit me Donald Veshajn, Bora Zemani surprizohetNë zhurmën e ribashkimit me Donald Veshajn, Bora Zemani surprizohet

Moderatorja ka ndarë në Instastoryn e saj momentin teksa merr tufën me lule dhe disa dhurata. Nuk ka munguar edhe një letër, ku përkrahësit i shprehin Zemanit dashurinë e tyre.

“Sa shumë ju dua,”-shkruan Bora krahas postimit.

Kujtojmë që përpos Bora Zemanit si prezantuese janë konfirmuar edhe dy emrat e konkurrentëve të parë të cilët janë Sara Hoxha dhe Alban Nimani, ndërkohë prezantuesi Isli Islami ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tij.

Gjithashtu së fundmi u konfirmua edhe balerini i njohur Kledi Kadiu që do të jetë kryetar jurie në “Dancing With The Stars”.

Sakaq sipas Kryefjala.com në ambientet e Top Channel po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.