October 4, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i dërguan një letër të përbashkët presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në letër, kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë “vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale” për të marrë vendime të vështira, “të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

nën kujdesin e BE-së”, është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Presidentit të Serbisë.

Kujtojmë se 4 shtatori është një datë e rëndësishme. Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator 2020 nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ishte i shkruar në katër kopje: në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.