October 4, 2022

Një intervistë e fundit e artistes me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho për podcast-in e Mire Kazhanit, është bërë virale në rrjet, për shkak të një momenti, ose më saktë një mendimi vërtetë të sinqertë.

Në intervistën që mban emrin “Fati është karakteri yt”, Jaho rrëfen për pothuajse gjithë jetën e saj, kryesisht peripecitê e sukseset personale, ndërsa e pyetur nga Kazhani nëse po të ishte kthyer në Shqipëri në fillimet e saj, do të kishte pasur të njetat suksese e të njejtën karrierë, Ermonela përgjigjet:

“Do të flas shumë sinqertë për herë të parë në lidhje me këtë. Këtu jam e sigurtë se as në kor nuk do më kishin futur.

Ështê një vend i vogël, por nuk ka vend për të gjithë. Ne nuk e durojmë dot që tjetri të jetë numër 1, e pushkatojmë që të mos arrijë aty ku duhet, as ai qê kemi ndarë bukën, as ai që pimë një kafe, nuk mund ta shohim të jetë i pari. Edhe nëse tjetri është më i mirë.

Nëse është një i huaj apo që nuk e njohim e mirëprsim, por njeriun tonë jo. Këtë e ka vuajtur shumë babai im që thoshte përse ata që flasin gjuhën tënde nuk shkruajnë për ty, por unë kam qenë e qetë.

E kam vënë re këtë, duhet ta kemi gjenetike. Megjithatë brrylat dhe ky inati na bën të shkojmë përpara, është mirë që inati të na shtyjë përpara por jo kur i bëjmë keq tjetrit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.