September 30, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dokumentin për Vettingun do ta dërgojnë sot në Kuvendin e Kosovës.Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se janë duke e vazhduar punën e tyre në aspektin e reformës së drejtësisë.

Në lidhje me këtë temë ka folur avokati Tomë Gashi i cili u shpreh se tashmë Vetting është në duart e deputetëve dhe duhet të avansojnë në sistemin juridik që ka qenë në gjendje katastrofale.

“Dokumetet për Vettingun tani më janë dërguar tek kryetari i parlamentit të Kosovës. Zoti Konjufca dhe Qeveria km. Albin Kurtit me këtë e ka përmbushur atë që e ka premtuar për më shumë se 10 vite si lëvizje Vetëvendosje!

Tani është në duar të deputetëve të Kosovës se a duan që me ligj për Vetting në mënyrë krejtësisht të ligjshme të avansojnë sistemin katastrofal jurdik që e kemi në Kosovë apo jo”, u shpreh avokati.

Gashi më tej thotë që me Vetting do të dihet njëherë e mirë se a janë këta gjyqtarë dhe prokurorë të denjë për pozitën që ushtrojnë.

“Vettingu është si një sitë e miellit nëpër të cilën do të kalojnë të gjith gjyqtarët dhe porokurorët. Por edhe të tjerët që të dihet njëherë e mirë se a janë këta gjyqtarë dhe prokurorë të denjë të ushtrojnë edhe më tutje të ushtrojnë këto funksione apo duhet të jau lëshojnë vendin të tjerëve”, thotë Gashi.

Në fund, ai shton se drejtësia e ardhshme pas Vettingut nuk do të hetojë e as gjykoj dikë varësisht nga emri apo mbiemri i tij apo të saj por nga vepra të cilën e ka bërë.

“Tani me Vetting do t’i vie fundi i ndikimëve politike në drejtësi apo gjyqësor, dhe mund të themi se po vie ferri për të korruptuarit se mjaft kanë jetuar në parajsën me shumë mëkate. Drejtësia e ardhshme pas Vettingut nuk do të hetojë e as gjykoj dikë varësisht nga emri apo mbiemri i tij apo të saj por nga vepra të cilën e ka bërë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.