October 2, 2022

epa09645895 France's President Emmanuel Macron (L) and Germany's Chancellor Olaf Scholz bump fists after holding a joint press conference during an European Union (EU) summit at the European Council Building at the EU headquarters in Brussels, Belgium, 17 December 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL ALTERNATIVE CROP

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i dërguan një letër të përbashkët presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në letër, kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë “vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale” për të marrë vendime të vështira, “të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. nën kujdesin e BE-së”, është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Presidentit të Serbisë.

Kujtojmë se 4 shtatori është një datë e rëndësishme. Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator 2020 nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ishte i shkruar në katër kopje: në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje Izraeli dhe Kosova shkëmbyen njohje të ndërsjellë, kështu që më 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në 12 muajt e fundit, Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizata ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.