October 5, 2022

Bora dhe Donaldi nuk fshihen më, Çifti ka nisur të publikojë edhe foto së bashku që pas ribashkimit pak muaj më parë, Ishte Semi Jaupaj ajo e cila ka ndarë në “Instagram”-in e saj një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin “Shokë përgjithmonë”, shkruante këngëtarja krahas fotos.

Po ashtu, Bora dhe Donaldi janë fotografuar në momente dhe të përqafuar duke mos u fshehur më, duket se tashmë ata e kanë kapërcyer krizën në çift dhe nuk i fshihen më syrit të fansave të shumtë.

Por ky ribashkim e paska thyer një zemër, e nuk flasim për atë të Beatrix.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka reaguar pas zyrtarizimit të rikthimit Bora Zemani-Donald Veshaj, e kur këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit, Atdheu ka publikuar në “TikTok” një video me këngën e Elgit Dodës me titull “Lamtumirë” kjo këngë është pjesë e triologjisë që ai dhe Donaldi shkruan bashkë dhe i dedikohet historisë së aktorit me Borën, jo më kot, Atdheu ka përdorur këtë këngë për videon e tij dhe në një moment të tillë, trekëndëshit Bora-DonaldBeatrix shpesh i shtohet edhe emri i Atdheut, gjithçka nisi nga disa komplimente nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë pasur një lidhje.

Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj, fillimisht, Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej, duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do ta donte për nuse.

Pikërisht ish-konkurrenti nga Prishtina ishte një prej shkaqeve të sherrit që çoi në ndarjen e çiftit, pak para nisjes së “Big Brother” xhelozia e aktorit kundrejt Atdheut u shtua edhe më shumë, kur ky i fundit nuk i ndalte deklaratat dhe komplimentet për moderatoren, edhe gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother”, Donaldi, gjatë një bisede me Antonelën, la të kuptohej se mes tyre ishte futur pikërisht një i tretë “Unë kam duruar shumë, kam kapërcyer shumë dhe ti e di shumë mirë”, dëgjohej Donaldi t’i drejtohej konkurrentes, teksa ajo pohonte gjithçka.

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar, në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme, kur Donaldi ishte në “Big Brother VIP”, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo, Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

Donald Veshaj në ditën e tij të lindjes (1 shtator) i dedikoi këngën “Hesht”, mirëpo Bora Zemani preferoi të fliste, ndonëse deri më tani moderatorja nuk ka zgjedhur të komentojë publikisht historinë dhe ribashkimin me aktorin, një urim për ditëlindjen e tij nuk ka munguar. Me anë të një videoje në “Instagram”, ku duket ajo vetë, Bora bashkangjitur shkruan: Urime, urime!

Derisa në rrjet qarkulloi me shpejtësi një foto e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ku shiheshin në makinë bashkë teksa aktori i prekte fytyrën Trixës, fotoja fillimisht u publikua nga ‘Kryefjala’, por pa detaje.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë një montazh.

Nga ana tjetër kujtojmë që ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit./Panoramaplus.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.