






Të hënën pritet që në veriun e Kosovës, të qëndroj në vizitë Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Për këtë në konferencën e sotme të Kryeministrit Albin Kurti i pyetur nëse Bërnabiç ka marr leje nga autoritetet kosovare.
Ai është përgjigjur se fillimisht ishte pala kosovare që ka kërkuar leje që Zëvendëskryeministri i deleguar për dialog, Bisnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të vizitojnë, Luginën e Preshevës, me pas ata kanë kërkuar që e para e ekzekutivit serb të vijë në vizitë në tri komunat verior që banorë janë komunitetit serb – raporton Syri Kosova.
Kurti shtoi që nuk do të lejoj që gjatë kësaj vizite të Bërnabic, të ketë thirrje sikurse ka ndodhur në të kaluarën kundër Kosovës.