February 7, 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh autori i obeliskut ‘Newborn’, Fisnik Ismaili, nuk është i vetmi personazh i njohur nga familja e tij.

Kjo pasi të gjithë thuajse e dinë se ai është djali i xhaxhait të motrave këngëtare, Adelina e Zanfina Ismaili, eduket se kontaktet dhe takimet e ik a të shpeshta me kushërirat e tij, të cilat mund të thuhet lirshëm se kanë bërë revolucion në muzikën shqiptare.

Fisniku ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi, nga takimi me Adelinën gjatë pasdites të së premtes, dy kushërinjtë dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur teksa pozuan krah njëri-tjetrit.

“Ju sfidojmë me i gjet dy kushërinj më të mirë”, shkroi ish-deputeti Ismaili në mbishkrimin e fotografisë./telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *