February 7, 2023

Luana Vjollca ka mbushur 31 vjeç, kjo ditëlindje e gjeti Luanën të realizuar në karrierë dhe shumë të lumtur pas suksesit me projektin “Thuaje” dhe emisionin e ri që po përgatit në “Klan”.

Në mesnatë moderatorja është surprizuar nga familja me një tortë, lule, shampanjë e fishekzjarre.

E lumtur, Luana bëri një urim kur fryu qirinjtë duke thënë: “Uroj që të gjitha vajzat nëpër botë të jenë të lumtura pafundësisht”.

Urimet e shumta nuk kanë munguar as nga kolegët e fansat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *