December 2, 2022

Profesori i filozofisë politike, Elvis Hoxha i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se greva e mësuesve në Kosovë, “ka për shef anëtarin e partisë serbe”.

Duke iu referuar kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, këshilltari i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar se Jasharaj përdor grevën në kohën kur duhet të forcohet integriteti në veri të vendit.

Ai, e ka ndërlidhur grevën e mësuesve, me bandat kriminale në veri.

“Nuk është aspak e çuditshme që Rahman Jashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovranitetit në veri. Ajo që është e dhimbshme, është pjesëmarrja e mësuesve në këtë grevë që ka për shef anëtarin e partisë serbe”, ka shkruar Hoxha.

Postimi:

Sa herë, përgjatë këtyre viteve që të aktivizmit në Kosovë, sa herë kam përmendur me emër Hashimin, Ramushin dhe Isën, kanë qenë të shumë ata që më kanë thënë se shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë punë në Kosovë.

Një gjedihet më siguri. Ndarja mes shqiptarëve vjen ose nga agjenturat, ose nga korrupsionit ose nga pushtimi. Të tre këta fenomen në i kemi lejuar vetë. Kur nuk jemi të pushtimin jemi të korruptuar.

Gjithnjë kemi pasur mes nesh njerëz që korruptohen ose që ndihmojnë pushtimin dhe korruptimin. Dhe janë po të njëjtët që e duan bashkimin e shqiptarëve vetëm si bashkim bandash dhe krimi të organizuar.

Natyrisht që organizimi i bandave nis në veri të Kosovës. Nuk është aspak e çuditshme që Rahman Jashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovranitetit në veri. Ajo që është e dhimbshme, është pjesëmarrja e mësuesve në këtë grevë që ka për shef anëtarin e partisë serbe.

Secili vijon me agjendat e veta. Por ai që më thotë mua se jam non gratta në Kosovë, sigurisht që sheh me dëshirë bashkëpunimin më serbët dhe krimin.

Edhe Ballkani i Kapur është projekt turistik për serbët dhe izolues për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *