October 3, 2022

Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, tha sot se se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.

Pas kësaj akuze ka reaguar gazetari Berat Buzhala, i cili ka pyetur: Ku ka qenë ky trim kur vendi ynë është djegur flakë?

“Kosova duhet me i thane jo kesaj qenie. Ky Kosoven e sheh si eksperiment ideologjik.

Ky nuk ka as shpi as katandi ne vendin tone. Ku ka qene ky trim kur vendi yne eshte djegur flake?

Thuhet ne France, kurse cfare ka bere ky ne France gjate bombardimeve te NATO’s, gjithashtu ka shume spekulime.

Rrahman Jashari ka rezistuar”, ka shkruar Buzhala.

Ndërkohë pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Rrahman Jasharaj.

Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore./Gazeta Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published.