December 2, 2022

Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Në disa qytete ka ndërprerje të energjisë deri në 3 orë. Për këtë ka pasur shumë reagime dhe pakënaqësi nga qytetarët dhe personazhet e njohura.

Një ndër ta është edhe këngëtarja, Zanfina Ismajli. Ajo ka publikuar pasaportën shqiptare që ka marrë së fundmi, ku thotë se më mirë të zhvendoset në Shqipëri, pasi nuk mungesë energjie si në Kosovë.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Zanfina.

Nderkohe motra e Zanfines, Adelina Ismajli, është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.

Këngëtarja është e martuar prej vitesh me Val Krasniqin, me të cilin ka dhe një djalë.

Së fundmi, Adelina ka publikuar një fotografi me të birin, të cilit i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *