October 4, 2022

Sali Berisha i ka “qarë hallin” demokratëve për çmimet e larta në Shqipëri. Berisha kaloi përtej imagjinatës duke thënë se kur PD-ja të vijë në pushtet rrogat dhe pensionet do të dyfishohen.

Natyrshëm lind pyetja: Po si do ta bëjë PD-ja dyfish rrogën? Apo si në kohën e firmave piramidale të 97’ ku shqiptarët u gënjyen me sloganin “ke 1 rrogë, brenda pak ditëve fiton 2 rroga”

“Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe”, tha Saliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.