December 5, 2022

Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen. Ata mbushin 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale, kanë marrë një urim special nga miku dhe bashkëpunëtori i tyre, Elgit Doda.

Pas mesnate, Elgit Doda, kantautori i njohur ka publikuar një fotografi me vëllezërit Veshaj, shkëputur nga emisioni i tyre.

“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen djemtë e mi”, ka shkruar Elgiti krahas fotos. Kujtojmë që Elgiti dhe vëllezërit binjakë kanë sjellë dhe këngë së bashku. Në muajin Prill, ata sollën këngën “Picasso”, disa muaj pasi Donaldi doli nga shtëpia e BB VIP.

Elgit Doda është një nga këngëtarët më të kërkuar të kësaj vere. Ai është duke zhvilluar çdo ditë koncerte të shumta, në qytete të ndryshme. Herë pas here, Giti nuk nguron të ndajë disa nga këto momente edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka postuar dy foto nga koncerti i radhës, ku ka falenderuar të gjithë fansat e tij. Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vemendje është pikërisht ai i partneres, Klea Hutës.

“Falenderim per ju ❤️”, ka shkruar këngëtari, ndërsa moderatorja ia ka kthyer: “Asgje te lutem. E kemi per detyre 💞”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *