September 30, 2022

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh po përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi.

Dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk kanë vendosur të bëjnë një deklaratë të qartë në lidhje me raportin e tyre, dyshimet janë konfirmuar shpesh herë me postimet apo deklaratat e tyre.

Së fundmi në Tiranë u organizua një protestë për ngjarjen që habiti Shqipërinë dhe Kosovën në lidhje me ngjarjen qe i ndodhi 11 vjeçares.

Pjesë e marshimit ishin dhe shumë prej artistëve të njohur ku mes tyre u pa dhe Evi me Kledin.

Pas protestës çifti janë parë duke u ulur në një nga lokalet e Tiranës së bashku me disa miq të tyre ku dukeshin dhe goxha të afërt me njëri-tjetrin. Mesa duket dyshja tashmë nuk e fshehin më marrëdhënien mes tyre, duke mos u ruajtur më nga syri i publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.