September 30, 2022

Klea Huta ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, të cilët i ka pyetur për arsyen që ata e ndjekin në Instagram.

Mirëpo, njëri prej tyre ka dhënë një përgjigje të pazakontë duke thënë: “Më ngjan me ex-in tim ndaj të ndjek.”

Klea ia ka kthyer me humor: “E paske patur yll more djalë!”

Sa i përket anës profesionale, Klea do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush e ka pyetur:

“Me çfarë projekti do të shohim në ekran?” “Mezi pres t’jua them…”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë që Klea është prej disa vitesh me kantautorin Elgit Doda.

Dyshja e famshme janë prindër të një djali. Krid bëri dy vjeç në fillim të muajit qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.