November 30, 2022

Një nga emisionet më të ndjekur në Top Channel sezonin e shkuar, “Goca dhe Gra”, duket se do të preket nga ndryshimet me t’u rikthyer në ekran.

Kështu, protagonisteve të programit, Fatma Haxhialiu, Dalina Buzi dhe Armina Mevlani, që deri më tani është konfirmuar që do të qëndrojnë, do t’i bashkohet një emër i ri në drejtim.

Sipas ‘Kryefjala’ shkrimtaren Rita Petro do ta zëvendësojë Jerina Lalaj një emër i njohur i medias.

Sezonin e shkuar Jerina ishte pjesë e “Love Story” në Tv Klan si opinioniste, nga ku edhe u largua pa u mbyllur si projekt, ndërkohë që mësohet se do të ulet në karrigen e rëndësishme të “Goca dhe Gra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *