October 4, 2022

Rexhep Qosja:“Të çdo popull, në çdo shtet, gati gjithmonë ka paraqitje dhe veprime të skajshme të një numri të njerëzve.

Te popuj të ndryshëm, në shtete të ndryshme e në kohë të ndryshme këto paraqitje e veprime janë trajtuar në mënyra të ndryshme.

E dimë se si itrajtonte stalinizmi dhe e dimë se si i trajton demokracia.

Ne jemi vend i vogël, prandaj paraqitjet dhe veprimet e skajshme realisht mund të jenë më të dëmshme natyrisht edhe më të papranuara.

Pjesëmarrja e disa të rinjve tanë në luftëra fetare është fatkeqësi e tyre – e këtyre të rinjve, që sjell pikëllim edhe në familjet e tyre.

Kjo pashmangshëm ndikon edhe në përfytyrimin që mund të kenë vende të ndryshme për Kosovën e Shqipërinë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Sa u përket mjekrave të gjata e pantallonave të shkurtra sipas mendimit tim ato duhet të shikohen siç shikohen në çdo vend demokratik – tolerueshëm dhe të shikohen kështu gjithnjë derisa bartësit e tyre të mos bëjnë veprime kundërligjore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.