December 2, 2022

Mediat turke i kanë shprehur mirënjohjen Edi Ramës për qëndrimin që mbajti në Slloveni ndaj Bashkimit Evropian dhe ndihmës së Stambollit për t’i dhuruar vaksina Shqipërisë.
Sipas mediave turke, kryeministri shqiptar Edi Rama u tregu i ashpër ndaj Bashkimit Evropian dhe mirënjohës ndaj presidentit Reccep Taip Erdogan.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi BE-në në lidhje me periudhën e epidemisë së koronavirusit. Duke kujtuar dorën e ndihmës të shtrirë nga Turqia, Rama tha se “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë”, shkruajnë mediat turke duke iu referuar fjalës së kreut të qeverisë në Forumin e 17-të Strategjik të Bled-it të zhvilluar në Slloveni.

Më tej, mediat turke shkruajnë se kryeministri Rama u tregua i ashpër me Brukselin kur tha se “Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë.

Ai deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan”

“Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos lihet nën ndikimin e palëve të treta.

Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia.

Nëse nuk do të ishte presidenti Erdogan, shumë më njerëz në vendin tonë do të kishin humbur jetën.

Shpresoj që Evropa të nxjerrë mësime dhe shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harruan komplet”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *