






Pothuajse çdokush e njeh. Rasim Avdyli nga Gjermania, ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në videot e tij në “Tik-Tok”. Në to, 48-vjeçari më së shumti flet për lidhjen e tij të dashurisë.






“Tu ble patika jemi njoftë, para 1 vit e gjysmë, ja kam marrë “Facebook”-un edhe prej atëherë jena bashkë”, tha Avdyli. Mënyra se si ai e trajton të dashurën e tij gjermane ka bërë që të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve në rrjete sociale.
“Bukën prej goje e nxjerri ja dha ksaj, e du ma shumë se veten”, shtoi ai. Avdyli, shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë.
Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës. “Kam pas probleme familjare, jam kanë keq, po kjo ma ka ndreqë jetën”, tha pos tjerash Avdyli.
Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë. “Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.
Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe. Për më shumë, ndiqni intervistën më poshtë.