October 3, 2022

Autori i fundit i dyshuar, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri është dorëzuar në polici ditën e sotme nga babai i tij.

Babai i tij në një prononcim për Gazetën Sinjali, tha se i biri s’ka qenë djalë problematik, duke ia hedhur fajin shoqërisë së tij, teksa u ‘zotua’ se nuk do gjejë avokat për 19-vjeçarin.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici.

Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt.

Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj, punët ligsht. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

Ndërsa rrëfeu se familja nuk e dinte se ku ishte i biri, ai tregoi sesi doli ta kërkonte vetë dhe e gjeti në Koliq, nga ku e dorëzoi në polici.

“Ma mirë me qenë i vdekur, se i gjallë. Shkëlqimi s’ka qenë në shtëpi, se kam ditur ku është.

Unë vetë e kam dorëzuar në Polici. Në Koliq e kam takuar. Kemi dalë me ta kërkojmë edhe na ka dalë në udhë përpara”, përfundoi babai i 19-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.