September 30, 2022

“Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka thënë se mbrëmë historiani Xhafer Sadiku nga Shqipëria e ka publikuar dokumentin e Brigadës së pestë të Shqipërisë të udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Ramiz Alia, ku shpallen tradhtar Ferat Draga me shokë dhe Miftar Bajraktari nga fshati Llaushë i Skenderajt me shokët e tij.

Ai theksoi se më vonë gati të gjithë këta emra që përmenden në këtë dokument janë vrarë nga serbët.

Sipas tij, dokumenti mban datën 09.12.1944.

Geci thotë se ata janë shpallë tradhtarë nga brigadat Shqiptare dhe më pas janë pushkatuar nga OZNA dhe Brigadat e Serbisë, sepse “këta tradhtarët donin që Kosova të mbetet me Shqipërinë, ndërsa partizanët donin që Kosovën të ia bashkëngjisin Serbisë dhe Jugosllavisë”.

“Vlenë të theksohet se 27 ditë pas shpalljes tradhëtar të Miftar Bajraktarit me daten 06 janar të vitit 195 vritet vëllau i Miftar Bajraktarit, Halil Bajraktari bashkë me Isuf Gecin (babain e mësuesit Halit Geci që u vra nga policia Serbe në shkollën e Llaushës me 26 nëntor, të vitit 1997”, shkroi ai në Facebook.

Ai tha se në mënyrën e njëjtë edhe atë e kanë shpallur “tradhar brigadat e kuqe të Hashim Thaçit në vitin 1998, por mua përkundër tentativave të vazhdueshme nuk arritën të më vrasin”.

“Këta jan emrat qe shpallën tradhtarë në emër të SHTABIT IBATT.IIte BRIG, V-të SULMUESE, VDEKJE E FASHIZMIT LIRI POPULLIT KOMANDES KOMPANISË I,II, III,IV KOSOVË, DHJETOR 1944 Më 9 dhjetor 1944, shtabi i Brigadès pestè partizane,
urdhèronte batalionin e dytè te ndiqte dhe tè kapte Ferhat Dragèn, Ibrahim Lutfiqin dhe Tefik Bektashin nga Mitrovica, Bajram Gashin dhe Gjevat Begollin nga Peja dhe Gjelal Preveza ish prefekt i Pejës, Rikaj i Pazarit dhe Aqif Luta nga Pazari i Ri, Hamdi Gashi nènprefekt i Skènderajt, Imer Berisha nga Gjergjevicka, Mehmet Gradica nga Gradica, Shahin dhe Hysen Gerdeci nga Gèrdeci, Riza Tahiri nga Gllanosella dhe Adem Shala nga Shala”.

“Këta, sipas komandès partizane, bashkëpunonin me ‘tradhetarèt’ e vendit: Myftar Bajraktari, Gani Mehmeti dhe Rexhep Fekvojvoda nga Llahusha, Sadik Zeneli nga Obrija, Sadik Lutani nga Turicefski, Mulla lliazi nga Skeja, Mulla Brahimi dhe Mulla Rexhepi nga Pelasi, Fetah Runiku nga Runiku, Isa Zymberi dhe Ali Prekazi nga Prekazi, Xhemal Xhelili”, përfundoi Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.