November 30, 2022

Nuk kanë qenë në një edicion bashkë në “Përputhen” por një tjetër aventurë televizive i “përputhi” bashkë Efin dhe Fatjonin.

Të dy janë pjesë e “Kepit të tundimeve”, një aventurë verore me dhjetë episode.

Kimia e tyre në programin veror ka bërë që të ngriten pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Së fundmi, një prej mikeshave të tyre të përbashkëta, Mikela, u pyet për këtë pjesë.

“Po kjo pyetje? Hahahaha qyqa Unë i kam shumë xhan të dy mesa di unë jo por më pëlqejnë bashkë” – është shprehur Mikela.

Përgjigjen e ka ripostuar Efi duke u shprehur se “të mirë janë” duke nguc në këtë formë kurreshtjen e fansave. /Prive.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *