October 4, 2022

Savash Veliu-“E vetmja gjuhë që ka ruajtur autotencine linguistik të pandryshuar për rresht 14 shekuj si gjuhë e përsosur në të gjitha format e të shprehurit dhe kuptueshmerise moderne,

është Gjuha ARABE ose Gjuha e KURANIT.

Ky është caktimi i ZOTIT!!!

(mendime të thella. Savash Veliu)

Comments:

Taxhudin Hamidi
Pershendetje

Saktë dhe një gjendje e justifikuar me gj.e Kuranit.
Te gjitha gj.mbrenda nje shekulli perjetojetojne transformimin e tyre fonetik morfologjik semantik dhe ideolekt edhe nga vendet e zhvilluara te proviniencës me shprehje angleze dhe frange e gjermane.
Gjuga arabe vërtetonë se nje Fe me nje civilizim te qëndrueshem dheme kulture pilisemike të karakterit altruist dhe human nuk ndryshone gjenezën e shprehjes dhe të folurit DREJTË DHE SAKTË.
Para shume votesh ne Univ.Kiril dhe Medodi në shkup nje student maqedonë hame një temë ne lidhje me liturgjite fetare ne tempujte fetare me dozë te brenges rreth ndryshimeve nga Bibla.
…prof. Shkariç pergjigjet dhe thote se vokacionin dhe liturgjine islame e ka mbrojtur gjuha e saj e pandryshueshme.
Gjenerata jonë … mbanë mend se si leximi i Kuranit ne namaz kishte rolin e larte akademik .
Instruksionet rreth leximit te Kuranit dhe perpjekja ishte e vazhdueshme qe Kurani te kendohet pa gabime.
Sepse mendonin se edhe gamimet e tipit”Lahni Hafi” gabimet e fshehta hapin rrugen e demtimit te Kuranit.
Me respekt,

///

Kuptimi i fjalës gjuhë
gjúh/ë,-a I emër i gjinisë femërore; numri shumës; -ë(t)

1. organ i mishtë e i lëvizshëm në gojë, që shërben për të shijuar dhe që ndihmon për të përtypur e për të gëlltitur ushqimin: maja (shpina) e gjuhës; lëpij me gjuhë.

2. ky organ te njeriu që shërben si organ i të folurit dhe si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut; të folurit; numri shumës; ata që thonë e përhapin diçka; gojë (edhe në njësi frazeologjike): gjuhët e këqija (e liga) (keq.); e dredh gjuhën i bën bisht bisedës; nuk i qëndron fjalës; i dridhet (i ngatërrohet) gjuha mezi i nxjerr fjalët nga goja, mezi flet (nga shqetësimi, nga frika etj.); i jep gjuhës flet shumë, flet mbarë e prapë; ka gjuhë di t’i shprehë bukur e qartë mendimet, është i gojës; me kuptim keqësues; është llafazan, flet shumë e pa vend; merr të tjerët nëpër gojë; mbaje (mblidhe, rrudhe) gjuhën! përmbahu në të folur!, mbaje gojën!; e lakon gjuhën nuk i qëndron fjalës, e dredh gjuhën; e lëshoj gjuhën e lëshoj gojën; nuk i rri gjuha (rehat) nuk pushon së foluri; është i gjuhës është i gojës; m’u mbërthye gjuha m’u lidh gjuha, m’u mbërthye goja; e ka lëshuar gjuhën flet shumë vend e pa vend,; është gojështhurur; e ka mbledhur gjuhën nuk flet më aq shumë, nuk llap më, i ka vënë fre gjuhës; e ka zgjatur (e ka rritur) gjuhën (keq.) është bërë llafazan, merr nëpër gojë; merret me thashetheme; mbaje (shtrëngoje) gjuhën pas dhëmbëve (ndër dhëmbë, në mes të dhëmbëve)! mos fol!, kyçe gojën!; e ka gjuhën bilbil është i zoti për të folur, flet qartë e bukur; e ka gjuhën brisk është i zoti i gojës, e ka gojën brisk; e ka gjuhën të gjatë (një pëllëmbë, një pash) është llafazan; nuk mban dot gjë të fshehtë, i tregon të gjitha; ta kthen fjalën menjëherë, është gjuhustër; e ka gjuhën shpatë flet me zjarr për të mbrojtur një çështje; flet prerë e me të madhe; ia lëshoi frerin gjuhës nuk përmbahet kur flet; ia shtrëngon frerin gjuhës flet me kujdes, përmbahet në të folur; i vë fre gjuhës përmbahet në të folur, i vë fre gojës; s’i zë gjuha vend ndër dhëmbë (s’i rri gjuha prapa dhëmbëve) nuk rri dot pa folur; s’pushon së foluri; i bredhërin gjuha para mendjes flet pa u menduar mirë, i ecën gjuha para mendjes; gjuha është prej tuli (fj. u.) gjuhën mund ta vërtitësh si të duash e të thuash ç’të duash; gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin) (fj. u.) gjuha ka forcë të madhe; gjuha kocka s’ka e kocka thyen (fj. u.) gjuha ka fuqi të madhe; më mirë të shkasë këmba se gjuha (fj. u.).

3. diçka e zgjatur, e ngjashme me këtë organ: gjuhët e flakës; gjuhë dheu (toke) (gjeogr.) rrip i ngushtë toke që zgjatet në ujë; gjuhë lope (bot.) gjuhëlopë.

4. gjuhëz2: gjuha e këmborës.
gjúh/ë,-a II emër i gjinisë femërore; numri shumës; -ë(t)
1. sistem tingujsh të nyjëtuar, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve dhe për lidhjen e tyre në fjali, i cili është mjeti themelor e më i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet njerëzve; një sistem i tillë, i krijuar e i zhvilluar historikisht, si një nga tiparet themelore të një kombësie a të një kombi: gjuha si dukuri shoqërore; lindja (prejardhja) e gjuhës; gjuha shqipe (amtare); gjuha letrare (standarde) forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, me norma të ngulitura e të përgjithshme në të shkruar e në të folur; gjuhët indoevropiane; fjalori i gjuhës shqipe; libri i gjuhës; thyej gjuhën fitoj aftësi për të folur një gjuhë të huaj.
2. tërësia e fjalëve, e mjeteve gramatikore etj., që përdoren në të folur sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim: gjuhë e shkruar (e folur); gjuhë poetike (bisedore); / mënyra karakteristike e shprehjes së dikujt në të folur; tërësia e veçorive të përdorimit të mjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër, stil: gjuhë e zhdërvjellët (e qartë); gjuha e shkrimtarit (e një vepre); në gjuhën e… (libr.) nga pikëpamja e…, sipas…, duke e shprehur sipas mënyrës së…
3. edhe kuptim i figurshëm; tërësia e mjeteve për të kumtuar, duke përdorur shenja të caktuara, tinguj, lëvizje etj.; tërësi mjetesh shprehëse që marrin një kuptim konvencional: gjuha e gjesteve; gjuha e pikturës (e muzikës); gjuha e formulave (e shifrave); / tërësia e tingujve ose e lëvizjeve të disa kafshëve dhe të shpendëve për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre: gjuha e kafshëve (e zogjve).
4. i ligjërimit bisedor; e folme, dialekt; të folurit.
Sinonime / Të ngjashme
ligjërim | stil | dialekt

Leave a Reply

Your email address will not be published.