October 4, 2022

Me 9 janar 1999 deputeti i Parlamentit Evropian Olivier Dupuis kishte dhënë një intervistë për korrespodentin Augustin Palokaj.

Me propozimin e tij, Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për lirimin e të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoni, Rufi Osmani, Alajdin Demiri, Refik Dauti, etj. Ndërsa në 1999 kishte kërkuar nga institucionet e Bashkimit Evropian njohjen zyrtare të UÇK-së.

“Nuk kemi pasur asnjë kundërshtim konkret nga politika e Rugovës kundër kësaj politike të Millosheviqit. Politika të cilën e ka ndjekur Rugova nuk ka qenë politikë e rezistencës joviolente kundër Millosheviqit, por ka qenë rezistencë pasive e cila i ka lën fushë të lirë veprimit Millosheviqit që edhe pas dhjetë vjetësh të lërë shqiptarët pa asnjë të drejtë. Të mos e pranosh UÇK-në do të thotë të bësh politikën e Millosheviqit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.