October 4, 2022

“Marrëveshja Kosovë-Serbi rreth dokumenteve, e cila u publikua sot nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell është duke marr vëmendjen dhe komentimin e jashtëzakonshëm brenda e jashtë Kosovës.

Një pjesë e komenteve shprehen se e njejta marrëveshje kishte ndodhur qysh në vitin 2011.

E rreth këtyre komenteve ka reaguar Rron Gjinovci.

Ai krejt këto komente i sheh si pallavra.I njejti për të gjithë ata të cilët mendojnë se kjo marrëveshje kishte ndodhur më herët i quan “selak ose selakicë”, dhe gjithashtu për ta ka edhe një pyetje.

“Çfarë selaka, menojnë që përnime dhezë kjo pallavra që kjo marrëveshje u arritë me 2011.Duhesh me kon tepër selak ose selakicë me menu që qikjo dhezë.

Thjesht veç provincial kur je menon që edhe ata tjert jon si ti edhe i hajnë foret tua 🤦‍♂️.

Pyetja logjike që shtrohet është: masi paska pasë marrëveshje, pse pat probleme?-Pse thojshit don mu bo luftë”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.