December 3, 2022

“Moska i përgjigjet rrufeshëm të dërguarit amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, pasi ky i fundit i bëri të qartë Beogradit, se duhet ta harrojnë narrativën ‘Kosova është Serbi’.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaron se Moska nuk do ta harrojë kurrë faktin që Kosova është Serbi.

“Asnjëherë”, ka shkruar Zakharova në një postim pranë flamujve të Rusisë dhe Serbisë, në llogarinë e saj në ‘Telegram’.

Një ditë më parë, Escobar deklaroi se Serbia e Kosova kanë perspektivë evropiane dhe të ardhme të përbashkët, prandaj ai kërkoi të harrohet narrativa “Kosova është Serbi”.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, sa vjen e po bëhet edhe më delikate, për shkak se tani ka ardhur koha që ky konflikt të marrë fund.

Serbia po përballet me presion të shtuar ndërkombëtar, e nga ana tjetër, nga Prishtina zyrtare janë të vendosur të mos bëjnë kompromis për të arritur marrëveshjen finale, të cilën, SHBA dhe BE po e kërkojnë me patjetër me njohje reciproke.

Mirëpo, Rusia, aq më shumë këto kohë, pas asaj që po ndodh në Ukrainë, ka shtuar dozën e mbrojtjes dhe kokëfortësisë, për t’i dalë në mbrojtje Serbisë, kjo edhe me koston për t’u përballur me Perëndimin.

Kjo pasi, tani më shumë se kurrë, për Moskën, humbja e një partneri, Serbia në këtë rast, është e rëndë.

Jo në pak raste, pas luftës që nisi në Ukrainë, flitet për një shpërthim edhe në Ballkan, ku vatrat më të dobëta, janë Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Tani më shumë se kurrë, rajoni ynë konsideorhet një ‘fuci baruti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *