October 4, 2022

Edhe opinionisti Petrit Dibrani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, sipas së cilës asnjëra palë nuk do të kërkojë dokument për hyrje/dalje për shtetasit e palës tjetër në pikëkalimet kufitare.

Ai ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen, duke thënë se ndoshta ka gabuar se pse nuk e kishte votuar.

Dibrani ka theksuar se kryeministri ka treguar guxim e vendosmëri në raport me Serbinë, si politikani më i përgatitur pas ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“T‘lumtë Albin!

Përsëritje….

Nuk të kam votu, ndoshta edhe kam gabu, mirëpo pas vdekjes së liderit historik dhe jo politikan Rugova, dora ime, lypsarët e votave në fletëvotime, s’ka s‘mujt me i shënu apo rrumbullaksu, nuk mundem mos me qenë i drejtë edhe njëherë dhe me kallxu.

Zyrtari shtetëror pas luftës dhe sigurisht, pas Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova më i përgatitur në “raport me Serbinë” Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tregoi jo vetëm intelekt, po guxim, përkushtim dhe vendosmëri”, ka thënë Dibrani./BotaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published.