December 5, 2022

Ky është momenti kur një hotel luksoz në Pakistan shembet nga vërshimet, që gjithashtu shkatërruan 170 mijë shtëpi në këtë vend.

Hoteli me 150 dhoma gjumi në Kalam – konsiderohej si hoteli më i madh në këtë rajon, por mjaftoi që reshjet e mëdha të shiut të përmbysin rrugët dhe në një moment uji të marrë me vete, transmeton Telegrafi.

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera që të tejkalojë këto vërshime vd ekjeprurëse – duke i detyruar autoritetet të shpallin gjendjen emergjente.

Përveç shirave të rrëmbyeshëm, në Pakistan numri i të vd ekurve ka shkuar në 937 nga qershor – ku shumica prej tyre ishin fëmijë.

Këto vd ekje janë shkaktuar kryesisht nga vërshimet, që janë të shpeshta në këtë vend dhe shkaktojnë një situatë kaosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *