October 4, 2022

Ka marrë fund miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, në rrjetet sociale është publikuar vetëm një copëz e asaj çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes të dy ish-mikeshave.

Ndonëse në shtëpinë e “Big Brother” u shfaqën mjaft të afërta, që pas daljes nga shtëpia, raporti i tyre u kris. Por ajo që dukej si një ‘hutim’ pas daljes nga shtëpia, është konkluduar tani.

Dy vajzat kanë shkëputur raportet e tyre dhe shkaku ka qenë pikërisht fituesi i “Big Brother”, Ilir Shaqiri, në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, Monika Lubonja la të kuptohej se nuk ka komunikim me Arjolën.

Kjo e fundit ka reaguar në “Instastorin” e saj, duke postuar një foto kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, krahas imazhit Demiri shkruan: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ia the”, shprehet aktorja duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.

Ky i fundit e ka ripostuar storin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën, “A ke pleh me shit”, shkruan balerini. Më herët kujtojmë që në një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale, iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin. Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri.

Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se ka qenë ‘Iliri’, duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur. E pyetur nëse ishte penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “S’e di! Fol me Sabianin”. Ndërsa një tjetër shkruante se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.