December 2, 2022

“Lagja ime në Prishtinë çmohet për njerëz me vlera të larta kulturore!

Lagja jonë i ka të gjitha:

Kemi profesor, mësues, inxhinjerë, kemi mjek, kemi hoxhallarë, kemi zanatçinj, kemi edhe të papunë, por kemi edhe nga ata që nuk e kanë qejf punë, të cilët kurrë në jetën e tyre nuk kanë punuar!

Megjithatë, këtë rast ua sjell një debat mes hoxhës dhe profesorit të lagjes time në Prishtinë:

Pyetja e parë për hoxhën dhe profesorin e fizikës:

Kush jeni ju?

Hoxha:Unë jam muslima, shqiptar!

Profesori:Unë jam shqiptar, besimtar!

Pyetja e dytë:

Çka do të thotë haxhi për ju të dy?

Hoxha:Haxhi është obligim fetar!Unë në vendet e shenjta kam qenë më shumë se 20 herë!Është obligim i të gjithë muslimanëve me i vizitu vendet e shenjta, kuptohet secili sipas mundësisë!

Profesori:Haxh në shqip do të thotë turizëm, me vizitu vendet më të bukura në botë!Unë besoj në një Zot të vetëm, besoj në Qiell, por unë i vizitoj vendet shqiptare, detin shqiptar, Prekazin, Krujën, Vlorën, po pata para të ndara kisha shku edhe n’Arabi, por si turist, me i pa ato vise, nuk është keq me e vizitu gjithë botën!

Pyetja e tretë:

Çka paraqet për ju Ramazani?

Hoxha:Dihet, Ramazani është kusht islam dhe, ai që është musliman e respekton këtë regull, këtë obligim!Ramazani është në të mirë të njerëzimit!

Profesori:Ramazani për mua është punë e mirë; për mua Ramazani ka kuptimin e një diete, të një pastrimi të trupit!Megjithatë, unë bëj diet kur e shoh se e kam tepruar, nuk agjeroj me oraret që i përcakton një besim fetar!”

Hoxha dhe profesori u ndanë, u përshëndetën me njëri-tjetrin, pa akuzuar njëri tjetrin për bindjet e tyre!”

Liza Beqaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *