October 5, 2022

“Të ashtuquajturit katër imamët apo dijetarët të cilët i themeluan katër shkollat (medh’hebet) sunnite të mendimit, nuk ishin zotër, as nuk ishin nga engjëjt e afërt, as nga profetët e dërguar. Ajo që i bëri ata katër më të dukshëm, ishte Kalifati i kohës dhe Sulltani, në veçanti Sulltani Mamluk i Egjiptit, Baibars.

Ajo që kanë thënë ata nuk është ligj hyjnor universal, përkundrazi, mendimet e tyre për disa prej tyre dhe mendimet e bashkëkohësve të tyre apo atyre pas tyre për ta ishin shumë të këqija.

Ahmedi shembull e ka kundërshtuar ashpër Ebu Hanifen, Shafiu nuk ka pajtuar me Malik bin Enesin dhe dy të parët, dhe jo vetëm, por pasuesit fanatik të Malikut e kanë vrarë Shafiun…
Sa i përket thënieve të doktrinës sipërfaqësore “Etheriste” kundër Ebu Hanifes ato janë edhe më të shëmtuara.

Ata ishin thjesht njerëz që punonin sipas kërkesave të epokës së tyre të prapambetur injorante tiranike dhe prodhonin opinione në një kohë shumë të kufizuar.

Nga aspekti i fesë, edhe sipas vet deklaratave të tyre, herë herë kishin të drejtë, e herë gabim, pra ata nuk ishin të pagabueshëm. Shumë nga deklaratat e tyre në lidhje me atë që ishte jashtë fushëveprimit të adhurimit praktik, ishin të gabuara ose thënë shkurtë janë tejkaluar nga koha, evoluimi dhe zhvillimi, pasi është vërtetuar e kundërta e tyre dhe në të kaluarën ato kanë sjellur fatkeqësi.

Për më tepër, disa prej deklaratave të tyre i kanë huazuar edhe nga rabinët e çifutëve dhe priftërinjët krishterë.

Përfundimisht, nuk lejohet që Islami të mbetet i lidhur për ta, dhe duhet ta dijmë gjithashtu se ata nuk ishin përgjegjës për procesin e tmerrshëm të hyjnizimit që u ndodhi atyre më vonë në epokën e Memlukëve dhe Osmanëve, ku pasardhësi i keq, dështaku dhe i prapambeturi u mundua që të mbahet dhe mbrohet pas hijes së tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.