October 5, 2022

“Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që ta ndihmojë kryeministrin Albin Kurti në dialogun me Serbinë.

Geci gjithashtu ka ftuar edhe opozitën që t’i bashkojnë mendjet për kritika të mirëfillta, pasi, siç shton ai, jemi në luftë me Serbinë e Rusinë dhe me disa vende të lidnjes.

Geci pohon se nuk duhet të jemi në luftë me njëri tjetrin pavarëisht bindjeve politike.

Geci thotë se për sa kohë jemi në luftë me Rusinë e Serbinë, ai është ushtar i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Një mendje bën sa gjysmë mendje, ndërsa dy mendje bëjnë sa një mendje.

Prandaj, kerkojmë nga zonja Presidente t’i ndihmoj kryministrit Albin Kurtit në negociata me Serbinë, gjithashtu edhe opozita dhe tē gjith ne t’i bashkojmë mendjet për kritika të mirëfillta, sepse jemi në luftë me Rusinë, Serbinë dhe me më shumë se gjysmën e vendeve të lindjes. Nuk duhet te jemi në luftë me njëri tjetrin dhe t’i gëzohemi dështimeve të vendit tonē.

Pavarësisht bindjeve të mia politike sa kohë që jemi në luftë me Serbinë, unë Gani Geci jam ushtar i Republikës së Kosovës dhe i institucioneve tona të dalura nga vota e popullit.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti e bekoftë Amerikën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.