December 5, 2022

Loredana dhe Mozzik janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e publikut. Përveç se bashkëpunëtorë në muzikë, ata kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtuar Hana.

Pas publikimit të një videoje në TikTok nga Loredana dedikuar ish-it, fansat e kanë lidhur të gjithën me Mozzik.

Në videon e postuar ajo tregon se si do të reagonte në rast se do t’i shkruante ish-partneri i saj. “Oh, dreq… Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhet në audion që shoqëron videon e Loredanës.

Fansat kanë komentuar e gjitha është një video për Mozzik. “Mozzik left the chat(u largua nga biseda)”, “Sorry”, janë disa nga komentet e postuara në videon e saj.

Loredana ka sqaruar se kjo video nuk ka lidhje me Mozzik. “Është thjesht një trend, njerëz!” ka shkruar ajo para se të mbylleshin komentet.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *