December 5, 2022

Mund të jetë një nga yjet më të famshme në botë. Mund të numëroj me miliona ndjekës e fansa, por në fund të ditës shijet i ka si çdo shqiptar tjetër. Flasim për Rita Orën që në rrjetet sociale është shumë aktive, duke pasqyruar edhe të përditshmen e saj.

Këtë herë ajo ka ndarë me ndjekësit e shumtë mëngjesin e saj. Dhe mos mendoni se është ndër ato mëngjese delikate që i shkon për shtat një personazhi të famshëm. Rita ka zgjedhur në menunë e saj atë që pak a shumë do të zgjidhte çdo shqiptar, fasulet.

Krah produkteve të tjera që ka në pjatë, në qendër nuk mungon as tasi me fasulet, një pjatë kjo shumë e dashur për shqiptarët.

Duket se genin e saj shqiptar, ajo e tregon edhe me preferencat në ushqim.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund beqarisë. Lajmi se Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar bëri bujë të madhe në media.

Rita Ora festoi ditëlindjen e 47-të të bashkëshortit të saj të ri, Taika Waititi, së bashku me James Cameron. Ajo postoi një foto në Instagram me regjisorin për ditën e tij të lindjes.

Këngëtarja, ndau një foto të saj me Taika dhe regjisorin e Avatar, i cili mbushi 68 vjeç në të njëjtën ditë me partnerin e këngëtares. Krahas postimit ajo shkruan: “Djemtë e ditëlindjes @jamescameronofficial @taikaWaititi”

Rita më pas ndau një imazh të dytë të bashkëshortit të saj Taika në një festë, me një emoji në zemër dhe mbishkrimin: “Djali i ditëlindjes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *