November 30, 2022

Prej muajsh Ilir Shaqiri ka marrë vëmendjen e publikut shqiptarë dhe jeta e tij personale duket se nuk është më edhe aq private.

Por kjo nuk e shqetëson balerinin pasi partnerja dhe vajza e tij janë gjithmonë pjesë e rrjeteve sociale me dëshirën e tyre. Kështu kemi mësuar edhe marrëdhënien speciale që ai gëzon me të bijën, Emily.

Së fundmi ai i ka punuar një rreng të bijës me fobin e saj, insektet që duket që nga video.

Teksa ajo qëndronte në celular, Iliri i ka shkuar pranë dhe e ka trembur me nje karkalec ne dore.

Në videon e publikuar Emily shihet teksa vrapon nëpër shtëpi dhe i kërkon të atit t’ja mbajë larg insektin.

“Një pasdite e qetë”, shkruan Iliri krah videos teksa ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *