November 30, 2022

Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasjet e para, por këtë herë mes pakicave në vendin tonë.

Lajmi se tre bashki të reja të pakicave maqedonase do t’i shtohen vendit, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të komuniteteve në Gollobordë, Gorë dhe Prespë.

Ata kanë deklaruar se nuk janë pakicë maqedonase por bullgarë, të cilët jetojnë në këto troje prej shekujsh.

Disa përfaqësues të shoqatave në këto zona kanë kërkuar takim me presidentin bullgar Rumen Radev.

Ata janë shprehur se lajmi për ndarjen në dy bashki të reja është pozitiv, pasi sipas tyre do të tërheqë më tepër investime në zonë.

Pakicat bullgare në Gollobordë dhe Gorë thonë se shteti shqiptar i ka braktisur prej vitesh, ndërsa shpresojnë se me krijimin e bashkive të reja do të marrin fonde direkt nga shteti bullgar për të mundësuar investime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *