December 5, 2022

Sezoni i ri televiziv në Top Channel pritet të jetë i fuqishëm. Pas Big Brother, një tjetër spektakël me përfshirjen e personazheve të njohur do të vijë në ekran.

Para pak kohësh ishte Sara Hoxha, ku në një nga intervistat e saj të rralla na tregoi për projektet e ardhshme nga ana profesionale. Për herë të parë zbuloi rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”.

Ajo që dimë deri më tani është se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promon zyrtare. Ka pasur shumë aludime rreth konkurrentëve që do të marrin pjesë këtë sezon, por ende nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga asnjë prej tyre.

Ndërkohë tani kemi një tjetër lajm. Është pikërisht Kledi Kadiu i cili do të jetë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”.

Lajmi ekskluziv i publikuar pak me parë nga Top Albania Radio tregon se Kledi Kadiu do të jetë në programin që nis së shpejti në Top Channel.

U diskutua gjatë në media kalimi i Ilir Shaqirit ne TV Klan tek spektakli “Dance with me” e mesa duket nuk ishte vetëm një aludim edhe pse famën ja riktheu Top Channel…

E dimë që nuk duhet të japim opinione në lajme por Kledi Kadiu është zgjedhja më e mirë që mund të bënte Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *