February 7, 2023

Bora Zemani nuk do të jetë në sezonin e ri të ‘Përputhen’ sepse do ta shohim si moderatore në “Dancing with the stars”. Nëse jeni kuriozë të dini si ka ndikuar kjo te raporti i saj me Olsa Muhametin, përgjigjen e ka dhënë vetë Bora!

Olsa festoi ditëlindjen dhe moderatorja e ka uruar publikisht. Kështu ajo ka treguar se raporti i tyre nuk është ftohur nga largimi i saj.

“Edhe 100 vite të lumtura për këtë vajzën këtu, me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar. Të dua”, ka shkruar Bora krahas një fotoje me Olsën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *