November 30, 2022

Arjola Demiri, nënë e tre fëmijëve me të atin e të cilëve është divorcuar vite më parë. Vajzë në karriere, aktore dhe së fundmi ish-banore e “Big Brother VIP”.

Të gjithë këto “tituj” te një grua është e pashmangshme që të rri larg gjykimeve e për më tepër në një vend të vogël si Shqipëria.

Aktorja e ka quajtur gjithmonë veten “Alfa” dhe ky ka qenë edhe përshkrimi i videos së fundit që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Por ndjekësit nuk e kanë pritur mirë dhe kanë qenë disa prej tyre të cilët e kanë pyetur se çfarë ka bërë ajo për të mbajtur këtë titull.

Arjola duket se i ka humbur durimi dhe nuk i ka përtuar një përgjigje.

“As nuk ja ke idenë (ujk) Mos bëj pyetje”. Ndërsa një ndjekëse tjetër aktorja i thotë se është numri i fundit i ndjeësve të saj, duke e ironizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *