December 2, 2022

Në shtëpinë e Olta Gixharit ka festë. Djali i saj, Amar feston 2 vjetorin e lindjes. Olta dhe partneri i saj, të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, kanë organizuar një festë për të voglin e tyre. Olta ka ndarë disa nga momentet më të këndshme me ndjekësit në Instagram.

“Dy vite plot me lumturi #amar #2vjec #feliz #cumpleaños”, ka shkruar aktorja krahas fotove. Edhe kësaj here Olta nuk ka ekspozuar plotësisht imazhin e të birit të saj. Kujtojmë që aktorja e njohur është zhvendosur prej disa kohësh në Spanjë, atje ku jeton partneri i saj.

Pak kohë më parë, e nga cmuar për babain e djalit, Olta zbuloi se ishte shqiptar dhe se emri i tij është Dori. “Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh ndër të tjera Olta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *