October 5, 2022

Së shpejti në ekran do të fillojë “Big Brother VIP Kosova” nën drejtimin e Alaudin Hamitit. Moderatori ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit kanë kërkuar të dinë detaje për ndonjë konkurrent.

Hamiti ka zbuluar se njëri prej tyre është reper, por pa treguar më shumë rreth tij.

Kujtojmë se sipas “Panorama Plus”, personazhe të njohur si Elvana Gjata, Noizy dhe Luana Vjollca do të jenë pjesë e këtij reality show. Të tjerë emra të përfolur janë Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.