November 30, 2022

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi se pas 3 vitesh studimi tani ndihet më e sigurt kur flet shqip dhe shfrytëzon çdo rast kur është në Tiranë apo Prishtinë për të folur shqip.

“Tani nuk kam frikë të flas, kur kam mundësi të flas e bëj me plot dëshirë, kur jam në Prishtinë, Tiranë, apo edhe Beograd flas me njerëz që dinë shqip”, tha ajo.

Nevena zbuloi lidhjen e fortë me Tiranën, ku siç tha ka njerëz që i konsideroj familjen e saj.

“Në Tiranë kam njerëz që i quaj familje. Kam humbur prindërit e mi para shumë vitesh. Këta njerëz më thanë që zoti po vonon por nuk harron. Kështu që vërtetë nuk harron, se tani kam ata”, rrëfeu studentja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *