October 4, 2022

“Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë dhe gjithë kjo fushatë që shihet kohën e fundit, nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme, derisa ka shtuar se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve tona publike.

Nagavci këto komente i bërë gjatë një konference për media, ku ka dhënë detaje për fillimin e vitit të ri shkollor.

Teksa ka përmendur karakterin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, ka thënë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për lejimin ose jo të shamisë në shkollë.

Nagavci: Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pasur asnjëherë aq sa unë di. Gjithë kjo fushatë që e shihni kohën e fundit, unë mendoj që nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe institucioneve publike. Udhëzimit administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHTI-t, por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do mbetet në fuqi dhe do shohim si e rregullojmë tutje në aspektin formal ligjor”, tha ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.