December 5, 2022

“Gjenerali shqiptaro-amerikan ia ka bërë një analizë situatës në të cilën gjendet Serbia në kontekst të raporteve me Rusinë, dhe situatë n e brendshme, përfshirë kontekstin e bisedimeve me Kosovën.

ipas Maralushës, Vuçiqi ndodhet në zgripc të fatit të tij, ndërmjet mafisë, si thotë Maralusha proruse në njërën anë, dhe mafisë serbe properëndimore në anën tjetër. Varësisht se gnga cila anë do të shkojë do të vritet nga pala kundërshtare. Sipas tij Rusia e ka armatosur ushtrinë serbe me armë moderne, “deri në dhëmb”, kështu që ajo kërkon llogari për investimin e saj.

Në vijim teksti i plotë i gjeneralit Maralusha!

Disa porosi prej ushtarëve rus të stacionum në Ukrainë shokëve të tyne në Rusi. Kur Putini i dërgoi njësitë ushtarake ruse në Ukrainë, ai (Putini) i tha popullatës se Forcat e Armatosuna i dërgoi në do “operacione speciale”, detyra e tyne do të jetë si mjaltë e tomel / qumësht. (“Milk and Honey).”

Por, mbas mase 6 muajve luftë, e kundërta po del e vërtetë. Humbjet ruse në njerëz, deri në javën që kaloi, mbërrin mbi 80 mijë (80,000) dhe ky numër do ta kaloj 100 mijëshin brenda 3 muajve të ardhshëm, ushtarët rus që do të dalin jashtë luftës. Ushtarët janë duke i shkruar shokëve të tyre në Rusi, duke iu thanë, se ata do të vriten jo ma larg se një kohë të shkurtër, mbasi të vijnë në Ukrainë. Këto të dhëna nuk janë “Fake news”, por vijnë prej njësive speciale të ushtrisë Ukrainase që merren me përgjime elektronike. Dhe janë të besueshme.

2. Putini. Kur lufta në Ukrainë nuk shkonte sipas dëshirës së Putinit, ky u takua me Presidentin e Kazakistanit dhe i kërkoi ndihmë ushtarake në njerëz. Presidenti i Kazakistanit i tha jo dhe e refuzoi kërkesën.

Kërkesës së Putinit vetëm budalla i çmendun i Çeqenisë iu përgjigj dhe i dërgoi 5000 çeqenë në Ukrainë. Prej atyre 5000 rreth 1000 dezertuan dhe ju dorëzuan organeve të inteligjencës ushtarake ukrainase.

3. Si ne të gjithë e dimë, Serbia është aleatja më besnike e Rusisë. Sidomos Vulini nuk është vetëm këlysh i Vuçiqit, por po ashtu i Putinit. Javën që kaloi me urdhër të Putinit, Vulini duhet të udhëtoj për në Kremlin ku do të bisedoj për çështjen e Kosovës dhe në çfarë mënyre do të ketë mundësi me e ndihmu Rusinë ushtarakisht.

Ne e dimë që Rusia e ka armatosur ushtrinë serbe me armë moderne. Deri në dhëmb. Vetë logjika të thotë se askush nuk t’i jep disa miliardë euro në armatim për hair të ‘tezës’.

D.m.th. një ndër kërkesat/urdhrat tjera të Putinit është dhe kërkesa ndaj Serbisë për mundësinë e saj për ndihmë ushtarake me njerëz. A do të ndodhë kjo? Ne duhet me prit si do të zhvillohet situata në veri të Kosovës.

Në qoftë se Vuçiqi e refuzon kërkesën ruse, ai do të likuidohet nga mafia serbe proruse. Në qoftë se ja plotëson dëshirën Putinit, Vuçiqi do të likuidohet nga klani mafioz serb që është ProPerëndimt.

Ps. Autori është analist dhe operativ në Ministrinë DOD, (SHBA), tash pensionist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *