January 28, 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka lëshuar një deklaratë të rëndë për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Në Kanal10, Zeka thotë se Kurti sipas tij është “klonim” i ish-diktatorit Enver Hoxha, shkruan lajmi.net.

“Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka në gotë.

Ai thonte se nuk hy në asnjë takim ku ka fusnotë, e ku nuk pranohen simbolet tona.

Albin Kurti është shpikës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës”, tha ai.

“Veç Enver Hoxha ka ditur me i shpik ata skenarët e vrasjeve. Ky është nxënës i Enverit dhe të majtës ekstreme”, tha Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *