October 5, 2022

“Dashuria nuk njeh moshë”, kjo është motoja e një çifti nga Teksasi të SHBA-ve, të cilët kanë rreth 50 vite diferencë me njëri-tjetrin. Burri është 27 vjeç, ndërsa gruaja 74 vjeç.

“Çifti janë prova e gjallë që dashuria nuk njeh moshë”, shkruajnë mediet e huaja për Devaughn Aubrey dhe Kathi Jenkins. Dyshja u njohën nëpërmjet një faqeje online në internet për takime.

“E gjitha nisi si një lojë, por në fund ne gjetëm dashurinë e vërtetë”, thotë çifti për mediet amerikane. Çifti nga Teksasi, të cilët kanë një diferencë gati gjysmë shekulli , në konkretisht 47 vite, filluan të takohen në vitin 2012.

Aktualisht ata janë fejuar dhe planifikojnë të kurorëzohen së shpejti. Ata nuk ngurrojnë të flasin për dashurinë që ndjejnë dhe përballen me kritikët e tyre duke u kërkuar të gjithëve të guxojnë të duan dhe të bëjnë në jetë atë që i bën vërtet të buzëqeshin. Kathi, e cila është në pension, nuk është martuar më parë. Ajo ka katër fëmijë, 13 nipër e mbesa dhe 37 stërnipër.

“Për mua ajo është perfekte, ka eksperienca jete dhe më mëson shumë. Ne nuk zihemi kur rë, flasim gjithmonë pa tensione dhe bërtitje dhe i besoj 100%. Ajo e di se si të më bëjë të ndihem më mirë kur jam i mërzitur dhe i trishtuar. Më pëlqejnë gratë më të mëdha, edhe nëse kanë nevojë për shkop për të ecur. Unë kurrë nuk jam shqetësuar për këtë”, ka thënë 27-vjeçari.

Ndërkohë 74-vjeçarja thotë se marrëdhënia me të riun është më e mira dhe më kuptimplota që ka pasur ndonjëherë. “Askush nuk më ka dashur më shumë. Devaughn është i sjellshëm dhe më mbështet. Ai më konsideron të bukur, të talentuar dhe inteligjente”, është shprehur 74-vjeçarja.

Çifti dëshiron që marrëdhëniet me diferencë të madhe në moshë të mos stigmatizohen, dashuria të jetë thjesht dashuri, teksa inkurajojnë të tjerët të përqafojnë ndjenjat e tyre.

“Nëse do dikë më të madh se vetja, vazhdo, bëj atë që të bën të lumtur. Kjo është marrëdhënia më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha 27-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.