December 4, 2022

Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar për shkak të ëmbëlsisë që e organizon.

Fillimisht Fjoralba është njohur për publikun si këngëtare në “The Voice of Albania” më pas nisi edhe të prezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë.

Ndërsa herën e fundit e kemi parë duke prezantuar programin e humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat “online” që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *